Genesis 13:14-17

Albanian(i) 14 Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit. 15 Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë. 16 Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu. 17 Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".