Albanian(i)
5 "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
6 stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
7 lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
8 vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
9 gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
10 Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
11 tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
12 arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
13 tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
14 shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
15 altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
16 altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,
17 perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
18 kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;
19 rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".
20 Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.
21 Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.