Acts 23:25-30

Albanian(i) 25 Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje: 26 ''Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet. 27 Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak. 28 Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre. 29 Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin. 30 Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!''.