Acts 21:1-3

Albanian(i) 1 Mbasi u ndamë nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arritëm në Koos, ditën tjetër në Rodos dhe që andej në Patara. 2 Edhe, si gjetëm një anije që shkonte për Feniki, hipëm dhe lundruam. 3 Pamë nga larg Qipron dhe e lamë në të majtë, vazhduam lundrimin për në Siri dhe dolëm në Tiro, sepse atje anija kishte për të shkarkuar.