2 Corinthians 2:5-11

Albanian(i) 5 Edhe në qoftë se dikush ka shkaktuar trishtim, s'më ka hidhëruar vetëm mua, por deri diku, pa e tepruar, ju të gjithë. 6 Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica, 7 por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt. 8 Prandaj ju lutem t'i shfaqni dashuri, 9 sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë. 10 Por atij që ju do t'i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t'ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit, 11 që të mos na mposhtë Satanai, sepse ne i dimë qëllimet e tij.