1 Corinthians 15:3-11

Albanian(i) 3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, 4 se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, 5 edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. 6 Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë. 7 Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve. 8 Më së fundi m'u shfaq edhe mua, si në dështimit. 9 Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë. 10 Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua. 11 Pra, si unë, ashtu edhe ata kështu predikojmë dhe ju kështu besuat.