1 Corinthians 12:4-11

Albanian(i) 4 Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë. 5 Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot. 6 Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë. 7 Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. 8 Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie; 9 një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat; 10 një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve. 11 Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.