1 Chronicles 26:20-28

Albanian(i) 20 Nga Levitët, Ahijahu ishte caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë së Perëndisë dhe të thesareve të gjërave të shenjtëruara. 21 Bijtë e Ladanit, bijtë e Gershonitëve që rridhnin nga Ladani, të parët e shtëpive atërore të Ladanit, Gershonitit, domethënë Jehieli. 22 Bijtë e Jehielit, Zethami dhe i vëllai Joeli, ishin caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë të Zotit. 23 Midis Amramitëve, Jitsharitët, Hebronitët dhe Uzielitët, 24 Shebueli, bir i Gershomit, që ishte bir i Moisiut, ishte kryeintendenti i thesareve. 25 Vëllezërit e tij, me anë të Eliezerit, ishin i biri i Rehabiahu, bir i të cilit ishte Jeshajahu, bir i të cilit ishte Jorami, bir i të cilit ishte Zikri, bir i të cilit ishte Shelomithi. 26 Ky Shelomith dhe vëllezërit e tij ishin caktuar për ruajtjen e të gjitha thesareve të gjërave të shenjta që mbreti David, të parët e shtëpive atërore dhe komandantët e ushtrisë kishin shenjtëruar. 27 Ata kishin shenjtëruar një pjesë të plaçkës që kishin shtënë në dorë gjatë luftës për të mbajtur shtëpinë e Zotit. 28 Përveç kësaj të gjitha ato që ishin shenjtëruar nga Samueli, shikuesi, nga Sauli, bir i Kishit, nga Abneri, bir i Nerit dhe nga Joabi, bir i Tserujahut, dhe çdo gjë tjetër e shenjtëruar nga cilido qoftë ishte nën përgjegjësinë e Shelomithit dhe të vëllezërve të tij.