Proverbs 6:4-10

Albanian(i) 4 Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua; 5 çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë. 6 Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë. 7 Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot; 8 e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes. 9 Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt? 10 Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,