Job 39:19-24

Albanian(i) 19 A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten? 20 A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr. 21 Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë. 22 Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës. 23 Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta. 24 Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.