Daniel 5:28-31

Albanian(i) 28 PERES: mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve". 29 Atëherë, me urdhër të Belshatsarit, Danieli u vesh me të purpurta, i vunë në qafë një gjerdan ari dhe shpallën që ai do të ishte i treti në qeverimin e mbretërisë. 30 Po atë natë Belshatsari, mbreti i Kaldeasve, u vra; 31 dhe Dari, Medasi, mori mbretërinë në moshën gjashtëdhjetë e dy vjeç.