1 Corinthians 11:28-32

Albanian(i) 28 Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa, 29 sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit. 30 Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin. 31 Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim. 32 Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.