Psalms 83:1 Cross References - Albanian

1 O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

Psalms 28:1

1 Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.

Psalms 35:22

22 O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.

Psalms 44:23

23 Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.

Psalms 50:3

3 Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.

Psalms 109:1-2

1 O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht, 2 sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

Isaiah 42:14

14 "Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.