Proverbs 24:33 Cross References - Albanian

33 të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

Proverbs 6:4-11

4 Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua; 5 çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë. 6 Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë. 7 Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot; 8 e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes. 9 Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt? 10 Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur, 11 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

Romans 13:11

11 Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.

Ephesians 5:14

14 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,

1 Thessalonians 5:6-8

6 Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën. 7 Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit. 8 Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.