Luke 24:2 Cross References - Albanian

2 Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.

Matthew 27:60-66

60 dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua. 61 Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit. 62 Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati, 63 duke thënë: ''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem". 64 Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t'i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari''. 65 Por Pilati u tha atyre: ''Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t'ju duket më mirë''. 66 Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.

Matthew 28:2

2 Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.

Mark 15:46-47

46 Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit. 47 Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.

Mark 16:3-4

3 Dhe thonin në mes tyre: ''Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?''. 4 Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.

John 20:1-2

1 Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri. 2 Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ''E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë''.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.