Esther 9:20 Cross References - Albanian

20 Mardokeu i shkroi tërë këto gjëra dhe u dërgoi letra tërë Judejve që ishin në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, afër dhe larg,

Exodus 17:14

14 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaje këtë ngjarje në një libër, që të mos harrohet kurrë, dhe njofto Jozueun që unë do ta fshij fare kujtimin e Amalekut nën qiellin".

Deuteronomy 31:19-22

19 Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit. 20 Kur t'i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t'u drejtohen perëndive të tjera për t'i shërbyer, dhe do të përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time. 21 Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t'u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se t'i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim". 22 Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.

1 Chronicles 16:12

12 Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij,

Esther 1:1

1 Në kohën e Asueros, (ai Asuero që mbretëronte nga Indija deri në Etiopi mbi njëqind e njëzet e shtatë krahina),

Esther 1:22

22 dërgoi letra në të gjitha krahinat e mbretërisë, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe, çdo populli sipas gjuhës së tij, në mënyrë që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e tij dhe të fliste gjuhën e popullit të tij.

Esther 3:12

12 Ditën e trembëdhjetë të muajit të parë u thirrën sekretarët e mbretit dhe u redaktua një dekret, në bazë të të gjitha gjërave që kishte urdhëruar Hamani, për t'ua dërguar satrapëve të mbretit, qeveritarëve të çdo krahine dhe krerëve të çdo populli, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe çdo populli sipas gjuhës së tij. Dekreti u redaktua në emër të mbretit Asuero dhe u vulos me vulën e mbretit.

Esther 8:9

9 Atëherë, më njëzet e tre të muajit të tretë, që është muaji i Sivanit, u thirrën sekretarët e mbretit dhe sipas gjithë atyre që Mardokeu kishte urdhëruar, u dërguan shkrime Judejve, satrapëve, qeveritarëve dhe krerëve të njëqind e njëzet e shtatë krahinave, nga India deri në Etiopi, çdo krahine sipas shkrimit të saj, çdo populli sipas gjuhës së tij, dhe Judejve sipas shkrimit dhe gjuhës së tyre.

Psalms 124:1-3

1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: 2 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, 3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;

Psalms 145:4-12

4 Një brez do t'i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t'i njoftojë mrekullitë e tua. 5 Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme. 6 Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde. 7 Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde. 8 Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. 9 Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij. 10 Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë. 11 Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde, 12 për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

2 Corinthians 1:10-11

10 i cili na ka çliruar dhe na çliron nga një vdekje kaq e madhe, dhe tek i cili ne shpresojmë se do të na çlirojë edhe më, 11 me ndihmën tuaj me anë të lutjeve për ne, që shumë njerëz të falënderojnë për dhuntinë e hirit që do të na jepet me anë të lutjeve të shumë njerëzve.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.