Romans 6:1-4

Albanian(i) 1 Çfarë të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të teprojë hiri? 2 Aspak! Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të? 3 Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? 4 Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.