Psalms 94:1-6

Albanian(i) 1 O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe. 2 Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve. 3 Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë? 4 Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë. 5 Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde. 6 Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,