Psalms 83:9-18

Albanian(i) 9 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit, 10 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën. 11 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna, 12 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë". 13 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës. 14 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet, 15 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd. 16 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot. 17 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin; 18 dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.