Psalms 83:4-12

Albanian(i) 4 Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më". 5 Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje. 6 Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët, 7 Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros; 8 dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela) 9 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit, 10 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën. 11 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna, 12 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".