Psalms 38:3-8

Albanian(i) 3 Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim. 4 Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua. 5 Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime. 6 Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi, 7 sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim. 8 Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.