Psalms 34:11-14

Albanian(i) 11 Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit. 12 Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën? 13 Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra. 14 Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.