Psalms 139:7-12

Albanian(i) 7 Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? 8 Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty. 9 Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, 10 edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë. 11 Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: 12 terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.