Psalms 109:4-13

Albanian(i) 4 Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes. 5 Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje. 6 Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij. 7 Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat. 8 Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij. 9 Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve. 10 U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara. 11 Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij. 12 Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij. 13 U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.