Proverbs 7:24-27

Albanian(i) 24 Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime. 25 Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj, 26 sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë. 27 Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.