Proverbs 7:21-27

Albanian(i) 21 Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj. 22 Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait, 23 deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij. 24 Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime. 25 Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj, 26 sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë. 27 Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.