Philemon 1:9-25

Albanian(i) 9 të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia, 10 i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua, 11 të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time. 12 Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit; 13 por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje. 14 Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë, 15 por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin. 16 në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë! 17 Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua. 18 Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde! 19 Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë! 20 Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them. 21 Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri. 22 Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin, 23 Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala. 24 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen. 25 Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,