Numbers 32:37-42

Albanian(i) 37 Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin, Elealehun, Kirjathaimin, 38 Neboh dhe Baal-Meonin (emrat e tyre janë ndryshuar) dhe Sibmahun; dhe u vunë emra të tjerë qyteteve që ndërtuan. 39 Dhe bijtë e Makirit, birit të Manasit, shkuan në vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronësuan Amorejtë që banonin aty. 40 Kështu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit të Manasit, i cili u vendos aty. 41 Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair. 42 Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.