Nehemiah 7:46-73

Albanian(i) 46 Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Taboathit, 47 bijtë e Keros, bijtë e Sias, bijtë e Padonit, 48 bijtë e Lebanas, bijtë e Hagabas, bijtë e Salmait, 49 bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, 50 bijtë e Reajahut, bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodës, 51 bijtë e Gazamit, bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut, 52 bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefishesimit, 53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit, 54 bijtë e Bazlithit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas, 55 bijtë e Barkos, bijtë e Siseras, bijtë e Tamahut, 56 bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas. 57 Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas, 58 bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit, 59 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokerethit nga Tsebaimi, bijtë e Amonit. 60 Shuma e Nethinejve dhe bijve të shërbëtorëve të Salomonit, treqind e nëntëdhjetë e dy veta. 61 Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit; 62 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjashtëqind e dyzet e dy veta. 63 Midis priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Kotsit, bijtë e Barzilait; i cili ishte martuar me një nga bijat e Barzijlait, Galaaditit, dhe mori emrin e tyre. 64 Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër; 65 qeveritari i urdhëroi që të mos hanin gjëra shumë të shenjta deri sa të paraqitej një prift me Urimin dhe me Thumimin. 66 E tërë asambleja kishte gjithsej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta, 67 përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare. 68 Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka, 69 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë. 70 Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh. 71 Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi. 72 Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë darikë ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë rroba priftërinjsh. 73 Kështu priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, Nethinejtë dhe tërë Izraelitët u vendosën në qytetet e tyre. Kur arriti muaji i shtatë, bijtë e Izraelit ishin në qytetet e tyre.