Matthew 28:2-6

Albanian(i) 2 Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të. 3 Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora. 4 Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur; 5 por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ''Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua. 6 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.