Matthew 24:45-47

Albanian(i) 45 ''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur? 46 Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu. 47 Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.