Matthew 23:31-36

Albanian(i) 31 Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët. 32 Ju e kaloni masën e etërve tuaj! 33 O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas? 34 Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t'i vritni dhe do t'i kryqëzoni, disa të tjerë do t'i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t'i persekutoni nga një qytet në tjetrin, 35 që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit. 36 Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.