Mark 3:13-15

Albanian(i) 13 Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai. 14 Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë, 15 dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.