Luke 8:4-10

Albanian(i) 4 Si u mblodh një turmë e madhe dhe i erdhën njerëz nga çdo qytet, Jezusi tha në shëmbëlltyrë: 5 ''Një mbjellës doli të mbjellë farën e vet; dhe, ndërsa po mbillte, një pjesë ra gjatë rrugës, u shkel dhe zogjtë e qiellit e hëngrën. 6 Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage. 7 Një pjesë tjetër ra ndër ferra; ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymën. 8 Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish''. Si i tha këto gjëra, thirri: ''Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''. 9 Atëherë dishepujt e vet e pyetën çfarë kuptimi kishte ajo shëmbëlltyrë. 10 Dhe ai tha: ''Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.