Albanian(i)
33 Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.
34 Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.
35 Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.
36 Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet''.
37 Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ''Ku, o Zot?'' Dhe ai u tha atyre: ''Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat''.