Leviticus 26:26-29

Albanian(i) 26 Kur do t'ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni. 27 Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi, 28 edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t'ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja. 29 Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.