Leviticus 25:39-41

Albanian(i) 39 Në rast se vëllai yt që jeton pranë teje bëhet i varfër dhe shitet te ti, nuk do ta detyrosh të të shërbejë si skllav, 40 por do të rrijë pranë teje si argat dhe si mik; do të të shërbejë deri në vitin e jubileut. 41 Atëherë do të largohet prej teje, ai dhe bijtë e tij, dhe do të kthehet në familjen e tij; kështu do të rifitojë pronën e etërve të tij.