Joshua 21:34-40

Albanian(i) 34 Familjeve të bijve të Merarit, domethënë Levitëve të tjerë, iu dhanë, duke i marrë nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij për kullotë, Kartahin me tokat e tij për kullotë, 35 Dimnahun me tokat e tij për kullotë dhe Nahalalin me tokat e tij për kullotë: katër qytete; 36 nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij për kullotë, Jatsahun me tokat e tij për kullotë, 37 Kedmothin me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathin me tokat e tij për kullotë: katër qytete; 38 dhe nga fisi i Gadit, Ramothin në Galaad (si qytet strehimi për vrasësin), me tokat e tij për kullotë, Mahanaimin me tokat e tij për kullotë, 39 Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsejt katër qytete. 40 Shuma e qyteteve që iu dhanë me short bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre që përbënin familjet e Levitëve të tjerë, ishin dymbëdhjetë qytete.