Albanian(i)
10 I thanë pra: ''Si të janë hapur sytë?''.
11 Ai u përgjigj dhe tha: ''Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m'i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve''.
12 Dhe ata i thanë: ''Ku është ai?''. Ai u përgjigj: ''Nuk e di''.
13 Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.
14 Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.
15 Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: ''Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh''.