Job 30:8-12

Albanian(i) 8 njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre. 9 Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre. 10 Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë. 11 Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje. 12 Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.