Albanian(i)
14 Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur.
15 Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.
16 Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,
17 ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.
18 Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.
19 I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.