Job 24:8-12

Albanian(i) 8 Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve. 9 Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit. 10 E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve. 11 Bëjnë vaj midis mureve të të pabesëve, e shtrydhin rrushin në trokull, por kanë etje. 12 Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.