Albanian(i)
14 dhe thoni: "Jo, duam të shkojmë në vendin e Egjiptit, ku nuk do të shikojmë luftë as nuk do të dëgjojmë zërin e burisë dhe as nuk do të vuajmë më nga uria për bukë, dhe aty do të banojmë",
15 e mirë, pra, dëgjoje atëherë fjalën e Zotit, o mbetje e Judës! Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Në rast se me të vërtetë keni vendosur të shkoni në Egjipt dhe shkoni aty për t'u ngulitur,
16 shpata nga e cila keni frikë do t'ju arrijë aty, në vendin e Egjiptit, dhe uria prej së cilës kishit kaq frikë do t'ju ngjitet në trup atje në Egjipt dhe aty do të vdisni.