Isaiah 3:18-23

Albanian(i) 18 Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejtë e vegjël dhe hënëzat, 19 vathët, byzylykët dhe velot, 20 çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rrypat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë, 21 unazat, xhevahiret për hundë, 22 rrobat për festë, mantelet e vogla, shallët dhe çantat e vogla, 23 pasqyrat, këmishëzat, kapuçët dhe robëdëshambrët.