Hosea 13:7-8

Albanian(i) 7 Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard; 8 do t'i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t'u çaj kafazin e kraharorit; do t'i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t'i shqyejnë.