Habakkuk 3:12-15

Albanian(i) 12 Ti e ke përshkuar dheun i indinjuar, i ke shkelur kombet i zemëruar. 13 Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart. 14 Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokën e fshatrave të tij; ata kishin ardhur si një uragan për t'i shpërndarë, duke lëshuar britma gëzimi, sikur po gllabëronin të mjerin në fshehtësi. 15 Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash.