Genesis 5:21-31

Albanian(i) 21 Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu. 22 Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. 23 Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24 Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete. 25 Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku. 26 Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija. 27 Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq. 28 Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir; 29 dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar". 30 Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë. 31 Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.