Genesis 21:2-7

Albanian(i) 2 Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë. 3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë. 4 Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia. 5 Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku. 6 Dhe Sara tha: "Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua". 7 Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t'i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij".