Genesis 15:16-21

Albanian(i) 16 Por në brezin e katërt ata do të kthehen këtu, sepse padrejtësia e Amorejve s'ka arritur ende kulmin". 17 Por me të perënduar dielli dhe me të zbritur errësira, na del para syve një furrë që nxjerr tym dhe një pishtar i zjarrtë që kalon përmes kafshëve të ndarë. 18 Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit: 19 Kenejtë, Kenizejtë, Kadmonejtë, 20 Hitejtë, Perezejtë, Refejtë, 21 Amorejtë, Kanaanejtë, Girgazejtë dhe Jebuzejtë".