Albanian(i)
1 Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?
2 A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?
3 A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?
4 Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?
5 Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';